22/02/2021 - 21:19
Kreu i FRPD Durrës, Artion Barjamaj i është rikthyer sërish mungesës së koshave të mbeturinave në shëtitoren e rikonstruktuar.
Mbrëmjen e sotme, ai ka postuar në rrjete sociale një dokument nga preventivi i punimeve që do të realizoheshin në shëtitoren “Taulantia”.
Referuar dokumentit, aty duhet të vendoseshin 50 kosha, por siç thotë Barjamaj “çuditërisht janë zhdukur”.
"Mos ndoshta nuk i kanë dalur Eur 2.8 milion për të përfunduar atë investimo-arnim gjysmak të shëtitores?",- shtron ai pyetjen.
Në të njëjtën kohë, kreu i të rinjve demokratë sjell edhe shembullin e rrugës anës portit, ku gjysma e saj ka shtylla ndriçimi, ndërsa pjesa tjetër nuk ka.
“A nuk është e çuditshme? Si ka mundësi, projektohet një investim me shtylla në të gjithë gjatësinë e rrugës dhe në fund "nuk mjaftojnë fondet për ta përfunduar"?”,- shtron pyetjen Barjamaj.
Në fund të postimit të tij, kreu i FRPD Durrës fton qytetarët që ta japin vetë përgjigjen për pyetjet që ai shtron.
Postimi i plotë:
- Ditën e djeshme një qytetar i Durrësit denoncoi mungesën e koshave në shëtitoren "Vollga".
- Praktikisht, u investuan 2.8 Milion Euro në këtë shëtitore dhe na rezulton se... Nuk ka as kosha për plehrat...
- Me demek, vizitorët e shëtitores do të duhet ti marrin plehrat me vete(qytetarët e ndërgjegjshëm), ndërkohë që ka dhe nga ata që nuk e kanë për problem ti hedhin në tokë apo edhe në det. Fundja bashkia Durrës po lejon vetë hedhjen e ujrave të zeza në det pranë kësaj shëtitoreje.
- Sot na doli një e dhënë e re: Në preventivin e punimeve janë programuar të instalohen edhe 50 kosha, por çuditërisht janë zhdukur.
- Destinacioni?
- Nuk dihet. Mos ndoshta nuk i kanë dalur Eur 2.8 milion për të përfunduar atë investimo-arnim gjysmak të shëtitores?
- Atë le ta vendosin qytetarët.
- Çuditërisht, kjo çështja e koshave në shëtitore është shumë e ngjashme me çështjen e shtyllave të ndriçimit në rrugën anës portit.
- E keni vënë re(në dark kryesisht) se gjysma e asaj rruge ka shtylla ndriçimi ndërsa gjysma tjetër nuk ka?
- A nuk është e çuditshme? Si ka mundësi, projektohet një investim me shtylla në të gjithë gjatësinë e rrugës dhe në fund "nuk mjaftojnë fondet për ta përfunduar"?
- Përgjigje për këto pyetje nuk po japim. Le ta shqyrtojnë me llogjikë qytetarët dhe ta japin vetë përgjigjen e tyre. Êshtë shumë e thjeshtë...
/portali DurresLajm/
