Ka zgjatur rreth 60 minuta takimi në selinë e PD-së mes kryeopozitarit Lulzim Basha dhe krerëve të partive aleate. Ndonëse nuk dihet ende detaje të këtij takimi, të fokusuar te kriza politike.

Takimi vjen në një kohë kur këta të fundit kanë kërkuar njëzëri një tryezë dialogu të organizuar nga Presidenti Meta.

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ai i PDK-së, Nard Ndoka, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule etj, dolën sot me një qëndrim të unifikuar ku kërkuan ndryshimin e kodit zgjedhor, të cilin e cilësuan strumbullarin e krizës

Pak ditë më parë ata takuan edhe kreun e BE-së në vendin tonë, Luigi Sorecën, e fill pas këtij takimi i bënë thirrje Presidentit pët takim. Ky i fundit pritet t’i presë nesër në një tryezë.