Basha: 30 qershori, protesta më e madhe. Mesazhi i shumicës ‘Rama ik’

16/07/2019 - 20:17

Kryedemokrati Lulzim Basha ka qenë sot në Urën Vajgurore dhe Kuçovë, ku është takuar me strukturat e PD. Ai ka deklaruar se 30 qershori ishte protesta më e madhe e të gjitha protestave. Ai theksoi se mesazhi i shumicës refuzuese ishte i qartë: ‘Rama ik.’

“Ajo që ka ndodhur në 30 Qershor, nuk ka ndodhur kurrë në 3 dekada. Braktisja dhe refuzimi i Edi Ramës ka qenë në proporcione masive. Askush nuk është refuzuar si Edi Rama dhe regjimi i tij. Në ketë refuzim gjejnë shprehje disa prej problemeve kryesore, për të cilat jemi angazhuar në këtë aksion të paprecedentë politik. Vetëdijësim i shqiptarëve se 30 qershori ishte ditë për oligarkët, banditët, për shërbetoret e Edi Ramës, por jo një ditë për qytetarët e zakonshëm. Ramën e braktisi edhe baza socialiste, sepse nuk i shërbente as PS ky proces”, deklaroi Basha.

Ai tha se braktisja dhe refuzimi i Edi Ramës erdhi për shkak të gjendjes së mjeruar ekonomike, thellimit të varfërimit të shqiptarëve.

“Roli përcaktues i opozitës, aksioni politik. Pa vendimet e mëdha që morëm, duke nisur me djegien e mandatave, as vetëdijësimi i shqiptarëve nuk do të rritej, as kurajo nuk do të ishte në këto nivele. Sepse më 30 qershor është bërë protesta më e madhe e të gjithë protestave. Nuk u bë në një shesh, por u bë në të gjithë Shqipërinë njëkohësisht. E vetmja votë e pastër e 30 qershorit është vota e atyre që nuk dolën. Mesazhi është ai që është bërë refren deri edhe për fëmijët: Rama ik”, u shpreh ai.

Basha deklaroi se raporti i ODIHR është vula më e zezë që kanë marrë ndonjëherë zgjedhjet në Shqipëri dhe Ballkan.

“30 qershori nuk mund të prodhojë asnjë pasojë juridike përveçse ndaj atyre që kanë shpërdorur burimet shtetërore në një proces farsë, duke nisur nga paratë që kanë hedhur në një proces të pligjshëm. Po të kishim një prokuror të ndershëm dhe me integritet, sot, të gjithë këta persona, duke nisur me Edi Ramën, me KQZ, me ministritë e përfshira, do të ishin nën hetim për shpërdorim detyre dhe shpërdorim financiar”, theksoi kreu i PD.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kreu i Bashkisë Erion Veliaj u bëri thirrje të gjithë bizneseve që në prag të festave të fundvitit t’u ofrojnë mundësinë e punësimit të g

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pa nga afër situatën e familjeve të dëmtura nga tërmeti në Fushë Mamurras, të cilët prej 13 d

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar pas ftesës së Ramës ndaj Bashës për tryezë të përbashkët.

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje sërish kryedemokratit Lulzim Basha që të ulen në një tryezë të përbashkët.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë, Lorenc Tosku, dhe deputeti Floren

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan premtoi sot se brenda harkut kohor të një viti 500 banesat e premtuara për familjet e prekura

Gjatë një konferencë me investitorët në Turqi pas takimit me Presidentin Recep Tayip Erdogan, kryeministri Edi Rama kërkoi ndihmë nga tur

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka postuar në Facebook një video të kryeministrit Edi Rama gjatë periudhës së fushatës elektorale për

Presidenti Ilir Meta ka vizituar këtë të diel disa shtëpi të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka kujtuar sot 29-vjetorin e Lëvizjes Studentore, që u ngrit në një marshim masiv më 8 dhjetor të vitit 19