Kreu i opozitës, Lulzim Basha akuzon kryeministrin Edi Rama se “kandidon kriminelë dhe e përdor krimin për të vjedhur zgjedhjet, sepse bashkë me krimin pasurohet duke vjedhur shqiptarët dhe pastruar paratë e krimit.”

“Hajduti Psiqik përbën rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje. Ai dhe krimi i organizuar janë të pandashëm. Që të shpëtojmë Shqipërinë nga kriminelët me pushtet, duhet të largojmë Edi Ramën”, thotë Basha.

Basha thekson se një vit më parë Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar propozuan ligjin për vetting-un e politikanëve, por, vijon ai, Edi Rama dhe organizata e Rilindjes votoi kundër këtij ligji.

Në video, kryedemokrati rendit edhe 5 arsyet pse Rama, sipas tij, kundërshton vetting-un.