Basha akuza Ramës: Pjetrin e doje në Shkodër për të garantuar rrugët e trafikut

14/08/2019 - 13:42

Kryeopozitari Lulzim Basha shprehet i bindur se kryeministri Edi Rama ishte tërësisht në dijeni të dënimit të Valdrin Pjetrit në Itali, por sërish e dërgoi në Shkodër për ta zgjedhur kryebashkiak.

Sipas Bashës, një nga arsyet kryesore pse Rama e donte Pjetrin në Shkodër ishte për të garantuar rrugët ndërkombëtare të trafikut të drogës dhe qenieve njerëzore.

“Valdrinin e çoi në Shkodër Edi Rama, duke e ditur se kush ishte edhe vëllai i tij, duke inauguruar hotelin e drogës. Dhe me qëllimin që ai të garantonte trafikun e drogës dhe të qenieve njerëzore në rrugën e Ballkanit, të cilat kalojnë përmes Shkodrës”, tha Basha.

Edi Rama e dinte shumë mirë kush ishte Valdrini, tha Basha, por atij i duhej pikërisht Valdrini në Shkodër si kryetar i bashkisë dhe si drejtues politik.

“Për Valdrinin, Edi Rama hyri në Shkodër i armatosur me forca speciale. Për Valdrinin, Edi Rama ishte i gatshëm të fuste Shkodrën në përplasje civile. Për Valdrinin, Edi Rama e provokoi Shkodrën me një 2 prill të dytë”, tha kreu i PD-së.

Basha renditi edhe emrat e disa kryebashkiakëve të tjerë të PS që, sipas tij, janë të përfshirë në vjedhje votash dhe bashkëpunim me krimin.

Pjerin Ndreu në Lezhë i nxjerrë nga lista e zezë e Ambasadës amerikane për trafiqe, u rikthye deputet me Edi Ramën. U kap me dosjen 184. E keni dëgjuar si u bën presion mësuesve në Dibër dhe u kandidua në Lezhë.

Po ashtu Valbona Sako është përfaqësuese e bandës Dako-Avdylaj.

Artur Bushi është i dënuar njësoj si Pjetri.

Agim Kajmaku në Vorë, person me dy identitete;

Dionis Imeraj në Dibër, me të shkuar kriminale.

Rakip Suli që duhet të ishte ndjekur penalisht për konflikt interesi kur përfitonte miliona para publike me kontrata.

Me këta Rama po mundohet të na imponojë sot përfaqësuesit e pakicës.

Mercenarët që po mundohen t’i bëjnë dalje Valdrin Pjetrit, nuk kanë thënë ende asnjë fjalë për Dakon. Nuk shkruajnë asnjë rresht.

Për Gjiknurin e kapur në tentativë për të pastruar para në SHBA”, deklaroi Basha gjatë fjalës së tij.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar aplikacionin "Stop informalitetit", i vënë në dispozicion të qytetarëve shqiptarë nga qeveria, në kua

Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar në Facebook një videomesazh ku sipas tij tregohen vjedhjet që janë bërë nga kryeministri Edi Rama

Ish-deputeti demokrat, Agron Shehaj, ka reaguar pas raportit të Baselit, i cili e rendiste Shqipërinë mes 40 vendeve kryesore të pastrimi

Kryeministri Rama ka publikuar mesditën e sotme një postim të shkurtër të shoqëruar me foto për punimet që po kryhen tek shëtitorja “Taul

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar menjëherë pasi maxhoranca i dha dritën jeshile këshillit të bashkisë Shkodër.

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Partia Demokratike ka nisur protestën në qytetin e Shkodrës.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, shprehet se është në detyrë deri ditën që kryetari i ri i bashkisë do të bëjë betimin.

Zëvendes kryeministri Erion Braçe ka reaguar pas ngjares së rëndë që ndodhi dy ditë më parë në pallatin ku banon.