Basha apel Ramës: Prano hetim për viktimat, jepu pëgjigje të vërteta shqiptarëve

21/11/2020 - 20:50

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se kryeministri Rama nuk iu dha përgjigje akuzave për fshehjen e numrit të viktimave të COVID-19, por i iku përgjegjësisë.

Përmes një video-mesazhi në Facebook, Basha theksoi se mashtrimi me shifrat zyrtare është përgjegjësi e Ramës, jo e mjekëve. Ai nënvizoi gjendjen e rëndë në të cilën sipas tij ndodhet vendi si pasojë e keqmenaxhimit të situatës nga kryeministri.

Basha iu drejtua direk kryeministrit duke i bërë thirrje të pranojë një hetim për informacionin që ai thotë se Rama ka fshehur.

“Shqiptarët prisnin sot përgjigje. Por Rama vazhdon të gënjejë dhe t’i ikë përgjegjësisë. Ai ka gënjyer në lidhje me numrat e viktimave. Nuk janë shifra, por janë qytetarë, janë nëna, baballarë që kanë humbur jetën. Pasi i ka braktisur dhe i ka lënë pa asnjë mbështetje mjekët dhe infermierët në frontin e përballjes me pandeminë, ai po i keqpërdor ata. Mashtrimi me shifrat zyrtare është përgjegjësi e Ramës, jo e mjekëve që po sakrifikojnë gjithçka në këtë betejë. Ai ka braktisur shqiptarët dhe familjet e tyre, për të cilat nuk jep asnjë mbështetje financiare nga qeveria. Rama po shpërfill dhimbjen dhe vuajtjet e qytetarëve, që kanë nevojë për ndihmë. Njerëzit po vdesin përditë. Spitalet po kolapsohen. Biznesi po falimenton. Varfëria dhe papunësia po rriten. Në vend që të ndihmojë shqiptarët, në vend që të përballet me të vërtetën dhe realitetin, Rama vazhdon avazin e sulmeve politike dhe gënjeshtrave. Nëse nuk ke asgjë për të fshehur, prano direkt një hetim të plotë të të gjithë informacioneve që jo mjekët, por ti, ke fshehur në lidhje me viktimat e COVID-19. Boll u fshehe pas gënjeshtrave dhe sulmeve politike. Jepu përgjigje të vërteta qytetarëve të Shqipërisë.”, ka deklaruar Basha.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Partia Demokratike ka paditur në Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Kryeministri Edi Rama në fjalën përmbyllëse në ministerialin pas zgjedhjes së krerëve ekzekutiv të OSBE tha se Shqipëria ka bërë një punë

Lëvizja Socialiste për Integrim kërkoi sot që rindërtimi i pallateve të dëmtuara nga tërmeti në Kombinat të bëhet në të njëjtin vend ku n

Ministria e Mbrojtjes ka dorëzuar sot në gjykatë një padi kundër Partisë Demokratike lidhur me akuzat se ministrja Olta Xhaçka kishte udh

Kryedemokrati Lulzim Basha ka ndarë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-kryebashkiakut të Elbasanit dhe ish-ministrit Ëngj

Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim iu është bashkuar urimeve me rastin e 108-vjetorit të lindjes Forca të Armatosura Shqiptar

Politikanët shqiptarë kanë shprehur ngushëllimet për vdekjen e Marko Bellos, ish-deputetit socialist i cili humbi betejën me koronavirusi

Sot shënohet 108-vjetori i Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Një tjetër ish-drejtues politik ka humbur jetën nga koronavirusi.

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj po zhvillon një vizitë pune në Prishtinë, gjatë së cilës u takua me Kryemi