Kryedemokrati Lulzim Basha, në një takim me qytetarët e Maqellarës në Dibër, tha se ndryshimi është fare pranë dhe i bëri të gjithëve thirrje të bashkohen me 25 prill, e për ta votuar atë.

Ai tha se vota për Partinë Demokratike dhe Aleancën për Ndryshim, shkon për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe rritjen e entuziazmit, punësimit dhe mirëqenies për shqiptarët.

“Të dashur vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, të rinj dhe të reja, kurrë se kam parë Maqellarën kaq plot! Plot me besim, plot me vendosmëri! Kjo nuk është thjesht një pastrim mes nesh, kjo është një ftesë ndaj çdo dibrani për t’ju bashkuar ndryshimit më 25 prill! Për t’ju bashkuar Partisë Demokratike dhe Aleancës për Ndryshim në mënyrë që të gjithë së bashku të hapim rrugën e mirëqenies, rrugën e punësimit, rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ju ftoj që këto ditë që na ndajnë nga 25 prilli, këtë entuziazëm, këtë besim ta çojmë derë më derë, në fshatin më të largët, ta çojmë shtëpi më shtëpi, familje më familje që kërkojnë rrugën e shpresës, rrugën e ndryshimit. Të gjithë ata që tetë vite me radhë u kërrusën, u gjunjëzuan e humbën besimin tek vetja e tyre. Ora e ndryshimit po afron për të gjithë ju, bashkë për ndryshim. Maqellara fiton, Dibra fiton, Shqipëria fiton”, tha Basha.