Ndërsa kryetari i Partisë Demokratike ishte sot në fshatin Rrëzë të Krujës, ku sipas tij banorët kanë mbetur krejt të vetëm në përballimin e pasojave që u la tërmeti i javës së kaluar.

Basha thotë se pothuajse të gjitha shtëpitë janë të pabanueshme dhe se asnjë masë nuk është marrë për ta. Sipas Bashës duhen hapa konkretë dhe zgjidhje emergjente sepse gjendja e tyre po rëndohet edhe nga moti i ftohtë.

“Pa humbur kohë 150 milionë dollarët që janë ndarë për 10 oligarkë duhet të kalojnë për banorët e dëmtuar nga tërmeti që sot janë në qiell të hapur”, citohet të ketë thënë Basha.