Basha: BE ndëshkoi Ramën, asnjë qindarkë nga 180 mln eurot për Ballkanin

06/07/2019 - 18:38

Një ditë pas mbylljes së samitit dy ditor të Ballkanit Perëndimor në Poznan të Polonisë, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se Shqipëria është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që nuk përfitoi asnjë qindarkë nga 180 milionë eurot që Bashkimi Europian u dha vendeve të Ballkanit për projekte kombëtare infrastrukturore, për vitin 2019.

Për Bashën ky është ndëshkim i qëllimshëm kundër një qeverie të korruptuar dhe të lidhur me krimin.

Basha: Është vazhdim i qëndrimit të prerë të vendeve të Bashkimit Europian për të mbajtur Shqipërinë jashtë çdo procesi afrimi për aq kohë sa në pushtet është Edi Rama. Qeveria Rama është e vetmja qeveri në 30 vjet tranzicion që nuk ka bërë asnjë hap të vetëm në procesin e integrimit europian.

"Fatkeqësisht,- thekson kryedemokrati,- izolimi ndërkombëtar që po i bëhet qeverisë Rama po sjell pasoja direkte për Shqipërinë dhe shqiptarët, të cilët po ndëshkohen për shkak të Edi Ramës dhe lidhjeve të tij me krimin".

Prandaj, përfundon Basha postimin e tij në Facebook, largimi i Ramës është një arritje që do të përmirësojë jetën e çdo shqiptari.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-deputeti demokrat, Agron Shehaj, ka reaguar pas raportit të Baselit, i cili e rendiste Shqipërinë mes 40 vendeve kryesore të pastrimi

Kryeministri Rama ka publikuar mesditën e sotme një postim të shkurtër të shoqëruar me foto për punimet që po kryhen tek shëtitorja “Taul

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar menjëherë pasi maxhoranca i dha dritën jeshile këshillit të bashkisë Shkodër.

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Partia Demokratike ka nisur protestën në qytetin e Shkodrës.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, shprehet se është në detyrë deri ditën që kryetari i ri i bashkisë do të bëjë betimin.

Zëvendes kryeministri Erion Braçe ka reaguar pas ngjares së rëndë që ndodhi dy ditë më parë në pallatin ku banon.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi ka replikuar me kryeministrin Edi Rama, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruant