Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është në një darkë informale me aleatët e PD. Burime bëjnë me dije se darka po zhvillohet pranë kantinës së kreut të PAA-së Agron Duka, në fshatin Ishëm të Durrësit. Mësohet se gjithashtu të pranishëm në darkë është kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi; kreu i PDK, Nard Ndoka dhe kreu i PR-së Fatmir Mediu.

Edhe pse në një darkë informale, në të cilën mungojnë disa prej aleatëve, tema e diskutimit të mbrëmjes mësohet të jetë vazhdimi i aksionit opozitar.