Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha janë shfaqur sërish përkrah njëri-tjetrit pas një mungese të gjatë në publik.

Gjatë aktivitetit, “Sfidat dhe vizione për Shëndetësinë”, Basha dhe Berisha kanë folur për masat që do marrë PD në sistemin shëndetësor. 

Në disa momente të fiksuara nga LSA, Basha dhe Berisha janë parë duke buzëqeshur.

Që pas ndërprerjes së protestave në qershor, kreu i PD-së Basha dhe ish-kryeministri Berisha nuk ishin shfaqur së bashku në publik.