Kreu i opozitës Lulzim Basha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se sapo të vijë në pushtet, do të kërkojë që të kufizohet mandati i kryeministrit.

“Do të kërkoj kufizimin e mandatit të kryeministrit, të një njeriu në 2 mandate. Dikush që premton, 2 mandate i ka të mjaftueshme për të bërë ato që thotë. Nëse nuk ja arrin brenda 2 mandatesh, nuk ka çfarë i duhet një mandat i tretë”, tha Basha në “Opinion”.

Kreu i PD-së deklaroi se nëse parlamenti nuk do ta pranojë këtë nismë për ndryshimin e Kushtetutës, ai do t’i drejtohet popullit me me një referendum në lidhje me këtë çështje.

Basha deklaroi se nuk është tërhequr nga ideja e një parlamenti me Senat.