Sipas kryedemokratit Lulzim Basha, Europa e dëgjoi zërin e shqiptarëve të bashkuar, duke iu referuar protestës së një dite më parë.

Basha shkruan në Facebook se tani është koha për zgjidhjen politike, largimin e Edi Ramës, qeveri tranzitore, zgjedhje të lira dhe të ndershme.  

POSTIMI I PLOTË

Beteja jonë është për Shqipërinë si gjithë Europa! 
Europa e dëgjoi zërin e shqiptarëve të bashkuar. Çdo ëndërr për të sunduar si despot lindor, popullin perëndimor të Shqipërisë, do të marrë përgjigjen e merituar. Shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë më paligjshmërinë e një qeverie të dalë nga zgjedhjet e faktuara të vjedhura. Nuk do të pranojnë më zgjedhje fallso të kryeministrit të kapur në krim. 
Tani është koha për zgjidhjen politike, largimin e Edi Ramës, qeveri tranzitore, zgjedhje të lira dhe të ndershme. #ShqipëriaSiEuropa