Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka festuar sot 45-vjetorin e lindjes, ditë që përkon edhe me festën e rithemelimit të Partisë Socialiste.

Me rastin e kësaj dite, të rinjtë e Forumit Rinor Demokrat i dhanë Bashës disa dhurata, si një bluzë me një numrin 1 si dhe i vendosën shiritin e kapitenit në krah.

Mesazhi i të rinjve:

Në këte ditë të lindjes ,të rinjtë e Grupimit Rinor Universitar Demokrat ,i urojmë kryetarit të Partisë Demokratike z.Lulzim Basha edhe 100 vite të tjera pranë familjes dhe njerëzve të tij të dashur.

I nderuar z.Basha

Teksa familja juaj ju uron një kohë sa më të gjatë e të lumtur pranë tyre, mbështetësit e Partisë Demokratike ,simpatizantët, intelektualët dhe studentët që besojnë në idealet e lirisë dhe demokracisë mbi të cilën kjo forcë politike u krijua ,urojnë te vazhdoni me të njëjtin pasion dhe ideal punën tuaj në shërbim të kombit dhe shtetit shqiptar

Ne studentët e dhjetorit 2018 që ju bashkëngjitëm Partisë Demokratike sepse pamë tek ajo alternativën e duhur për një arsim cilësor ,urojmë që ta vazhdoni punën tuaj si Kryeministër faktik por edhe i ardhshëm i Shqipërisë për të ndërtuar një sistem arsimor cilësor në mënyrë që të rinjtë mos ta gjejnë shpresën jashtë vendit,por këtu në atdhe ,tokën ku luftuan heroikisht të parët e tyre

Ne iu inkurajojmë që të luftoni ashpërsisht korrupsionin në çdo nivel të qeverisjes e vecanërisht në arsimin e lartë dhe te garantoni formimin e duhur profesional për ata që në të ardhmen do të mbajnë mbi supe themelet më të rëndësishme të një shteti.

Studentët që kanë zgjedhur të jenë pjesë e GRUD presin me padurim një alternative te re ,një të ardhme të ndritur që vetëm e djathta shqiptare dhe kryetari i saj Lulzim Basha mund ta ndërtojnë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Edhe 100 vite të tjera z.Basha!