Gjatë fjalës së tij në Vorë, kryetari i opozitës, Lulzim Basha, akuzoi kryeministrin Edi Rama, se 5 prej kandidatëve të tij për zgjedhjet lokale janë të pandehur të dosjeve hetimore për shit-blerjen e votave. 

Sipas tij, këta persona në vend që të ishin të pandehur, apo në burg, vihen si kandidatë prë bashkitë e vendit. 

“Edi Rama nuk ka asnjë shans t’i detyrojë shqiptarët të pranojnë një tjetër krim elektoral. Shikoni se çka bërë: 5 kandidatë të njohur publikisht nga listat e tyre janë të pandehur të drejtpërdrejtë të dosjeve hetimore për shitblerjen e votave. Valbona Sako, e dyshuar dhe sot duhet të ishte e pandehur për vjedhjen e votave me Ymer Lalën në Dibër, njësoj si Agron Malaj, njësoj si Dionis Imeraj, njësoj si Pjerin Ndreu. 4 kandidatë që në fakt duhet të ishin të pandehur.dhe po të kishim drejtësi të pavarur, sot duhet të ishin të dënuar për shitblerjen e votës me krimin në zgjedhjet e Dibrës. Kemi edhe kandidatin e Shijakut, i cili sot duhet të ishte para drejtësisë si një nga njerëzit pjesëmarrës me bandën e Avdylajve, në shitblerjen masive të votave në Durrës. Në vend që këta njerëz të jenë para drejtësisë, Edi Rama do të diktojë përsëri zgjedhje me krimin. Do të diktojë përsëri Artur Bushin e krimit në Krujë e Tërmet peçin e drogës në Tepelenë, e me dhjetëra të tillë anembanë vendit. Vora, Tirana dhe Shqipëria s’ka për ta pranuar kurrë këtë”, – tha Basha.