Basha homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve: 28 nëntori tjetër do të na gjejë me një Shqipëri më të mirë

28/11/2020 - 11:17

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha kreu sot homazhe në Varrezat e Dëshmorëve si dhe përmendoren e Ismail Qemalit në nderim të ditës së Pavarësisë dhe Ditës së Çlirimit të Atdheut.

Ndërsa përmendi faktin që festa e Pavarësisë na gjen ndryshe këtë vit, kur vendi përballet me Covid-19, kreu i selisë blu u shpreh i bindur se 28 nëntori i vitit tjetër do të na gjejë me një Shqipëri më të mirë dhe më pranë Evropës.

“Sot, në Ditën e Pavarësisë dhe Festës së Flamurit, dua t’ju uroj të gjithë qytetarëve dhe bashkëkombasve të mi kudo ku janë, gëzuar festën më madhështore të kombit tonë. Sot kujtojmë me nderim dhe përkulemi me respekt para veprës dhe sakrificës të gjithë bijve dhe bijave të kombit tonë që sakrifikuan gjithçka në altarin e lirisë dhe të pavarësisë kombëtare. Sot është një ditë feste dhe gëzimi, por ajo na gjen ndryshe nga çdo vit tjetër. Shqipëria dhe shqiptarët po përballen me sfidën e tejkalimit të pandemisë, e cila na ka marrë qindra bashkëqytetarë duke lënduar shumë familje, ndërkohë që mijëra të tjerë po vuajnë pasojat shëndetësore dhe shumë më shumë pasojat ekonomike dhe sociale të pandemisë”, tha Basha në mesazhin e tij.

“Në këto kushte, kjo ditë dhe kjo festë është një kujtesë e fuqisë dhe forcës së kombit tonë. Unë jam i bindur në fuqinë dhe forcën e qytetarëve shqiptarë, në fuqinë dhe forcën tuaj për të qenë së bashku dhe për të tejkaluar së bashku pasojat e kësaj krize dhe pandemie dhe për të dalë më të fortë, më të bashkuar e më të vendosur. Jam i bindur se 28 nëntori tjetër do të na gjejë me një Shqipëri më të shëndetshme, më të mirë dhe më afër Europës. Ju uroj nga zemra gëzuar ditën e Pavarësisë! Gëzuar Ditën e Flamurit!”, shtoi kryedemokrati.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Me një postim në rrjete sociale, nënkryetari i PD Durrës, Arlind Boshku ka ironizuar me rikonstruksionin e bashkisë, që do të kushtojë 30

I ftuar në emisionin "Arena" të Dritan Hilës në RTV Ora, kreu i PD Durrës Ferdinand Xhaferraj u shpreh se Durrësi do të ndikojë në rezult

Kryetarja e LSI Durrës, Kontjana Kuçi, e ka cilësuar “papërgjegjshmëri të “Rilindjes”” faktin se bashkia e Durrësit ka planifiku

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka reaguar në lidhje me procesin e vaksinimit anti-covid, ndërsa nuk i ka kursyer kritik

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka marrë pjesë në konferencën e nivelit të Lartë të angazhimit për Fondin për Ndër

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me deklaratat e kreut të grupit parlamenta

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla i ftuar në rubrikën "Opinion" në News24 ka folur për përgjimet e antimafias italiane duke de

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka përshëndetur konfirmimin e Antony Blinken si Sekretar i 71 i Shtetit të SHBA.

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ligjet që i hapin rrugë blerjes së vaksinave kundër Covid-19 nga kompania Pfizer.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka qenë sot në zonat e përmbytura në Durrës bashkë me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Milv