Ka përfunduar mbledhja e aleatëve të opozitës në selinë e Partisë Demokratike, ku është diskutuar lidhur me ecurinë e protestave, dhe qëndrimeve të mëtejshme të tyre.

Në fund të takimit, kreu i PD-së Basha nuk ka dhënë një prononcim për gazetarët, ndërsa bëhet e ditur se ai do t'i kthejë përgjigje letrës së Edi Ramës, me një letër tjetër.

Letra do të bëhet publike dhe për qytetarët në orët e ardhshme.

E vetmja që foli në fund të mbledhjes së aleatëve ishte kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila deklaroi se protesta e 25 majit do të jetë më e madhja qe opozita ka mbajtur, dhe më e qëndrueshmja.