Basha i prerë: Zgjedhje të parakohshme, po! Pazar me Ramën, jo!

31/07/2019 - 13:20

“30 qershori provoi se me Edi Ramën nuk ka dhe nuk mund të ketë një proces të lirë e të ndershëm zgjedhor”. Me këtë qendrim të mbajtur në takimin me drejtuesit e strukturave të degës së PD të Korçës, lideri i opozitës Lulzim Basha, theksoi angazhimin e Partisë Demokratike për zgjedhje të lira e të ndershme parlamentare dhe lokale.

“Kërkesat tona janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare në një ditë me zgjedhje legjitime vendore të mbikqyrura nga një qeveri tranzitore dhe çuarja para drejtësisë e gjithë atyre që kanë vjedhur votat e shqiptarëve”- tha zoti Basha, i cili theksoi edhe shkeljet kryesore të konstatuara nga raporti i OSBE-ODIHR, që e bënë procesin të pavlefshëm dhe kriminal.

· Procesi i votimit pa dekret

· Mohimi i të drejtës së opozitës për të patur përfaqësuesit në proces

· Votimi me 1 kandidat,

· Regjistrimi i patericave të pushtetit në mënyrë të paligjshme

Kreu i opozitës u shpreh i sigurt e vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme.

“Largimi i Edi Ramës si kryeministër është i padiskutueshëm. Hetimi dhe gjykimi i politikanëve të kapur duke vjedhur votat është i padiskutueshëm. Prandaj ne i qëndrojmë deri në fund zgjidhjes politike përmes parimeve dhe jo Pazarit.”- u shpreh zoti Basha në Korçë, duke refuzuar prerë çdo përpjekje për pazar.

“Edi Rama kërkon Pazar. Gjithë jeta e tij politike është Pazar. Kur nuk ka Pazar, shpërfytyrohet, çmendet. Kur nuk ka Pazar, përpiqet me lojën e vjetër “përça e sundo”. Nuk ka Pazar me Edi Ramën. Mercenarët dhe të shiturit tek ai dhe oligarkët e tij nuk e përçajnë dot as PD, as Opozitën. Fuqia jonë është bashkimi më i madh popullor në 3 dekada pluralizëm, është shumica 85% “Rama ik”.- tha zoti Basha në Korçë.

Kreu i opozitës theksoi se fundi i këtij regjimi do të vijë me zgjedhje të lira. “Askush që ka grabitur miliona dhe dhunuar e vjedhur shqiptarët e pasuritë e tyre publike, asnjë pushtetar që bashkëpunoi me krimin për të vjedhur zgjedhjet e 2017, nga Dako e Gjiknuri, tek Balla e Rama nuk do të shpëtojë pa dalë para drejtësisë së pavarur. Pushtetarët e korruptuar në pranga janë fillimi i Shqipërisë si gjithë Europa”- theksoi lideri i opozitës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka komentuar zërat për një marrëveshje mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama.

Sekretari i PD, Gazmend Bardhi, me anë të një statusi në “Facebook” ka reaguar pasi kreu i Vaut të Dejës Mark Babani ka hedhur poshtë pre

Kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, Mark Babani në një dalje publike tha se akuzat e PD janë të sajuara dhe se s’kanë lidhje me të.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka shoqëruar sot në ditën e parë të shkollës dy djemtë e major Klodian Tanushit, rënë në krye të detyrë

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhiu publikoi sot dokumente që faktojnë dënimin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Mark Baba

I pranishëm në gjimnazin "Petro Nini" në Tiranë me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor, ambasadori i BE në Tir

Sipas Partisë Demokratike arsimi në Shqipëri është në vdekje klinike.

Presidenti Ilir Meta bën thirrje që të gjitha forcat politike në vend të punojnë që Bashkimi Europian të hapë negociatat për anëtarësimin

Nga shkolla “Servete Maçi” në kryeqytet, kryeministri Edi Rama ka uruar nxënësit në ditën e parë të vitit shkollor 2019-2020.

Nga ceremonia e 77-vjetorit të Konferencës së Pezë, Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje politikës shqiptare që t’i lërë mënjanë intere