Basha i tronditur nga vrasjet në Rrëshen: Shqipëria ka nevojë për shtet serioz dhe dënime të ashpra

26/02/2020 - 11:52

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas vrasjes së Esmeralda Filopatit dhe vëllait të saj Vledison Filopatit mbrëmjen e djeshme në Kodër-Rrëshen të Mirditës nga ish-burri i 36-vjeçares Fatmir Kolecaj.

Basha shkruan në Facebook se Shqipëria ka nevojë për shtet serioz dhe dënime të ashpra për të shmangur dramat e dhimbshme teksa i bën apel shtetit dhe shoqërisë të ngrihet me forcë kundër fenomenit të dhunës në familje, ndaj vajzave dhe grave.

"Jam shume i tronditur nga vrasja brutale e Esmeralda Filopatit, nënë e tre vajzave dhe vëllait të saj Vledisonit. I dyshuari kryesor, ish-burri i viktimës, ka qenë më parë në burg për dhunë në familje dhe e ka kërcënuar atë vazhdimisht. Shteti dhe shoqëria duhet të ngrihet me forcë kundër fenomenit të dhunës në familje për të mbrojtur vajzat dhe nënat nga këto krime monstruoze. Shqipëria ka nevojë për shtet serioz dhe dënime të ashpra për të shmangur këto drama të dhimbshme. Mendimet dhe lutjet e mia dhe të familjes time janë me familjen Filopati dhe miqtë e të afërmit e viktimave."

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të bërë publik nga kryeministri Edi Rama se disa biznese të caktuara nuk do të paguajnë qira p

Pas reagimit të ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka mbi paralajmërimin e PD-së se do të dorëzojë kallëzim penal ndajsaj dhe të gjithë ins

Ministrja Olta Xhaçka i është përgjigjur akuzave të opozitës duke thënë se operacioni humanitar po ndihmon 600 mijë familje shqiptare dhe

Sekretari i Marrëdhënieve me Jashtë në Partinë Demokratike, Arben Kashahu në një deklaratë për mediat tha se lënia jashtë kufijve e qytet

Kryeministri Edi Rama thotë se të gjitha bizneset e vogla, të cilat kanë ndaluar punën gjatë kohës së pandemisë, nuk do të duhet që të pa

Ish-deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi ka reaguar sërish pasi kryeministri Edi Rama u përgjigj akuzave të PD-së lidhur me arrestimin e ti

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Twitter sa i përket një deklarate të PD-së sot.

Ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi ka thënë se pas deklaratës së Ramës se ai është arrestuar vite më parë në Bolonja të Italisë, këtë

Ashtu siç e paralajmëroi një ditë më parë, kryeministri Edi Rama sot ka njoftuar rifillimin e punës “me pikatore” siç e quan ai, të kanti

Byroja e Kuvendit vendosi përgjysmimin e pagës së deputetëve për një periudhë tremujore