Lideri i opozites Lulzim Basha ka bërë një deklaratë të fortë sot nga selia blu ku tha se në 24 orët qe i la në dispozicion Kuvendi Saimir Tahirit do të blihet e vërteta.

“Saimir Tahirit i mbetën 24 orë gjatë të cilave do shkatërrohen prova, do priten fijet mes Tahirit, Ramës, ministrave të tjerë të kabinetit “Rama 2″ që figurojnë në përgjime, do cohen negociatorë për të shantazhuar dhe blerë të vërtetën”.

Sipas Bashës, “provat që drejtësia italiane po i administron janë paraqitur nga prokuroria parlamentit, këshillit të mandateve me qëllim heqjen e një privilegji, imunitetit parlamentar që nuk jepet për të bërë trafik droge.

Rama i tregor sot shqiptarëve se është në krahë të Tahirit, se e vërteta e përbashkët që i lidh dhe inkriminon është shumë herë më e fortë se sa teoria e tij për të bërë drejtësi.

Rama është bashkëpunëtor në këtë aferë kriminale që tregon narkoshtetin që sundon sot vendin. Askush s’kërkon prova për t’i hequr një privilegj Tahirit, provat administrohen nga gjykata. Rama gënjen kur thotë ka apo s’ka prova, provat admninistrohet nga gjykata

Faktet e bëra publike tregojne se parlamenti s’ka rrugë tjetër përvecse ti heqë një orë e më parë imunitetin. Është drejtësia që do i japë vendimin e saj. Një qeveri antimafia është e vetmja rrugë që do të vendosë rend dhe siguri, opsionet po zvogëlohen. Kapja e institucioneve nga kupola krijon pak opsione për ndarjen nga krimi. Gjithë shqiptarët që kanë qenë në dyshime nga qeveria Rama ti bashkohen opozitës. Po vjen ora të marrim në dorë fatet tona. Po vjen ora që shumica e shqiptarëve të marrin fatet në dorë për të larguar Ramën dhe për të arrestuar, Tahirin, Xhafajn e Ramën”.