Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka postuar në rrjetet sociale një video, e cila tregon se në çfarë gjendjeje është katandisur ekonomia shqiptare.

Në video tregohet qartë që në Shqipëri numri i bizneseve që po mbyllen po rritet çdo ditë e më shumë.

Ndërkohë, në postimin e tij, Basha shkruan se sa më gjatë që kjo qeveri do të rrijë në pushtet aq më keq do të bëhet për vendin.

Postimi i Bashës:

Ja rekordi i ri i bandës së hajdutëve “Rilindja”: 45 biznese mbyllen çdo ditë në 2018. Sa më gjatë kjo qeveri, aq më keq për Shqipërinë dhe shqiptarët!