Pas Jorida Tabakut, ka reaguar edhe kryetari i Partisë Demokratike për taksën e ndërtesës duke publikuar shifra se si është rritur kjo taksë.

Basha thotë se me taksën e re të ndërtesës bizneset po paguajnë 2-4 herë më shtrenjtë.

Më tej, kreu i PD thotë se 97% e shqiptarëve paguajnë më shumë taksa.

“Kush dëgjon Edi Ramën të flasë për taksa më të ulëta, e di se ai gënjen paturpësisht! 97% e shqiptarëve paguajnë më shumë taksa. E vetmja zgjidhje për shpëtimin e çdokujt që refuzon të grabitet nga qeveria dhe bashkia është bashkimi me PD dhe alternativën tonë për taksat më të ulëta në rajon”, shkruan Basha duke postuar edhe një video bashkëngjitur postimit.