Kryeministri Edi Rama nga Lushnja, ku edhe po zhvillonte një takim me qytetarët i ka uruar ditëlindjen kryedemokratit Lulzim Basha.

Rama tha se 12 qershori ishte një ditë e veçantë, pasi 28-vjetori i PS përkonte me ditëlindjen e Bashës.

“Sot është ditë e veçantë. Sot është 28-vjetori i PS-së, është edhe ditëlindja e Lulzim Bashës. I uroj shëndet, por jo fitore Lulzim Bashës. Megjithëse kam përshtypjen se vetëm ta linim të hynte në zgjedhje nuk do të fitonte dot.”,–  tha Rama.