Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, gjatë fjalës së tij me rastin e 27-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike, foli për katër rekorde të zeza të qeverisë Rama.

Sipas Bashës, ato janë: Promovimi në parlament me vetëdije i individëve me rekorde kriminale, kanalizimi masiv i vendit, angazhimi i bandave për të blerë vota dhe blerja masive e votave.

Duke iu referuar zgjedhjeve të fundit, ai tha se ishin jolegjitime, duke shtuar se për pasojë edhe parlamenti aktual është jolegjitim, ashtu si qeveria. 

"Këto rekorde provojnë ilegjitimitetin e Parlamentit dhe narkoqeverisë. Shpërbërja e së keqes do të përshpejtohet në javët dhe muajt në vijim”,- tha lideri i demokratëve.