Kreu i Partisë Demokratike ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të bizneseve të vogla në Kombinat, Tiranë.

Basha ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, ndërsa thotë se situata e rënduar ekonomike është përgjegjësi e tij.

“Jam sot për të dëgjuar por edhe për tu thënë të gjithëve se ne kemi një plan, dëshirë dhe ambicie për ta ndryshuar këtë situatë, duke ju kthyer paratë, duke ulur taksat, hapur ekonominë dhe jo vetëm një grusht oligarkësh për të cilët punon sot gjithë vendi”.

Basha tha se për t’i dhënë fund kësaj situate ekonomike, duhet një bashkim i shqiptarëve.

“Kjo situatë mund dhe do të marrë fund, përmes një bashkimi shumë të madh të shqiptarëve përtej bindjeve politike, për një qëllim të vetëm, që Shqipëria të jetë e gjithë shqiptarëve dhe jo vetëm e Edi Ramës dhe 5 oligarkëve”.