Basha kujton poetin e vrarë, Havzi Nela: Mbi një komb të tërë rëndon edhe sot mëkati

10/08/2018 - 12:37

Kryetari i PD Lulzim Basha ka në një postim në Facebook, ka përkujtuar poetin e vrarë në komunizëm, Havzi Nela.

Basha shkruan se Nela është personi që e sfidoi me forcë diktaturën dhe vazhdon të rëndojë “mbi ndërgjegjen e atyre që ende nuk i kanë dënuar krimet e komunizmit dhe xhelatët e tij dhe të mijëra shqiptarëve të pafajshëm”.

POSTIMI I PLOTË

3 dekada mbushen sot nga dita kur xhelatët gjakatarë të Tiranës komuniste varën në litar në mes të Kukësit, poetin që i këndoi lirisë Havzi Nela. E dënuan me vdekje poetin vetëm se i thurte himne lirisë. Sepse asgjë nuk i tmerronte më shumë se liria, kriminelët e rrëgjuar të Byrosë, dorasit e tyre në Sigurimin e Shtetit, dhe pseudo-intelektualët që me zellin e tyre kriminal ishin po aq duarngjyer në gjakun e poetit.

Ishte viti kur perdja e hekurt po grisej dhe Europa po çlirohej nga tirania komuniste.

Por ashtu si në tragjeditë e Eposit të Kreshnikëve, duhej një theror tjetër i përgjakshëm për ta shkundur nga koma Shqipërinë e izoluar e të varfëruar deri në dhimbje dhe shqiptarët e zvetënuar nga frika e terrorit, nga trushpëlarja, të shpronësuar e të ndaluar me ligj të besonin në Zot, të mendonin vetë, të flisnin të lirë, të kishin pronën e tyre private e të drejtat e tyre njerëzore.

Ky theror në altarin e lirisë ishte poeti, mësuesi, patrioti dhe shqiptari i pathyeshëm nga Kukësi, Havzi Nela, sfidanti me vargje i diktaturës së ligë e gjakatare dhe krimeve të saj kundër shqiptarëve. Pas 21 vitesh burg, tortura dhe internime, diktatura humbi çdo shpresë që ta mposhte shpirtin e tij të lirë ndaj vendosi ta vrasë në mes të Kukësit për ta bërë shembull. Por vetëm e përjetësoi Havzi Nelën, martirin e lirisë.

Mbi një komb të tërë rëndon edhe sot mëkati për varjen në litar të një poeti për vargjet e tij! E zezë është faqja e atij kombi që pranon të predikojnë sot për drejtësi xhelatët e pandëshkuar të krimeve të komunizmit dhe bijtë e tyre të papenduar!

E keqja përsëritet nëse nuk e dëgjojmë kumtin e Havzi Nelës se çfarë të zezash e presin atë popull dhe shoqëri ku vdes fjala e lirë dhe shpirti i kundërshtimit ndaj të keqes. Nderimi më i madh për poetin kryelartë të lirisë, është të ngrejmë krye kurdoherë kundër tiranisë së të keqes, për liri, për demokraci, për Zot dhe Atdhe, për veten dhe fëmijët tanë!

Lavdi përjetë Havzi Nelës!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale menjëherë pas arrestimit të ish-Drejtorit të Burgjeve dhe ish-deputetit socialist, Ar

Një tjetër akuzë e rëndë për deputetin socialist Taulant Balla, që ashtu si të tjerat, mund të pasojë me një padi për shpifje në gjykatë.

Kreu i Departamentit të Mjedisit pranë Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka akuzuar bashkinë e Tiranës dhe qeverinë se po betonizojn

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka pritur në një takim, ish-ministrin e jashtëm të Italisë dhe ish-zv.presidentin e Komisionit Europian, Fr

Një shef policie nga Shqipëria është arrestuar me 1 ton hashash në Greqi, ndërkohë që lajmi është mbajtur i fshehur në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama tha se qytetarët kanë akses në çdo kohë për të përçuar ankesën tek platforma e lançuar on-line dhe brenda 10 ditësh

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, teksa publikon shifrat e shumës që paguhet për një litër karburant në vendin tonë, shkrua

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në Facebook, mesazhin e një qytetari dixhital, i cili denoncon një ngjarje të ndodhur në Peqin

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjoni në një deklaratë për mediat informon për vendimin e paligjshëm për t’i dhënë dy vjet leje prindërore,

Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet,  Shpëtim Idrizi i ka kërkuar Prokurorisë të zbulojë portalet, gazetarët dhe OJF-të që k