Ditën e sotme kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një konferencë për mediat, ku ka prezantuar platformën anti-korrupsion.

Basha tha se përmes platformës së PD anti-korrupsion do ju kthejë paratë qytetarëve, të cilat sipas tij, i janë marrë nga qeveria “Rama” dhe oligarkët.

Kryedemokrati thekson se në plaformën anti-korrupsion do të përfshihet ligji anti-mafia.

“Kush fshihet pas kësaj afere? Kur është peshku i madh. Padia e sotme ka për qëllim të nxisë prokurorët të bëjnë punën e tyre, të mos frikësohen nga mafia. Një pjesë e mediave nuk kanë transmetuar lidhjet nga Shara, nuk besoj se është problem teknik. Mediave po ju bëhet shantazh për të mos transmetuar denoncimet e kësaj afere. Brenda një dite të vetme ka bërë gjithë ato ligje. Në Verona peshku i madh është ish-kryetari i bashkisë; në Zimbabve, është ministri. Po në Shqipëri? SPAK ti japë përgjigje kësaj pyetje Pse këtu ne nuk kemi asnjë arrestim të vetëm? Prokuroria duhet të japë një përgjigje një orë edhe më parë.  Sot do të bëhet e mundur që të parandalohen këto afera? Si do ju kthehen paratë shqiptarëve. E para do të jetë një prezantim i shkurtër i platformës tonë anti-korrupsion. Platforma jonë anti-oligarki dhe anti- korrupsion do të dënojë fajtorët dhe do t’i rikthejë paratë shqiptarëve. Një ndër ligjet e para që do të miratohet dhe zbatohet nga qeveria e PD, ligji i ri anti-mafia. Ligji i ri anti-mafia është me efekt prapaveprues. Duhen masa ekstreme për të zgjidhur këto lloj situatash ekstreme. S’ka më ekstreme se kjo situatë ku jemi. Ligji i ri anti-mafia, çdo koncesion, tender, licencë korruptive, në thyerje të ligjit është e pavlefshme”,-u shpreh Basha.