Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kërkuar nga qeveria shqiptare që të ofrojë asistencë mjekësore në Luginën e Preshevës, e cila po përballet me pasojat e COVID-19.

Në një postim në Twitter, Basha shkruan se ndihma për vëllezërit dhe motrat tona atje, është detyrim kombëtar dhe kushtetues

“Lugina e Preshevës po përballet me pasojat e COVID-19. Për situatën e veçantë ku ndodhen, i bëj thirrje qeverisë të ofrojë asistencë shëndetësore përmes personelit mjekësor. Ndihma për vëllezërit dhe motrat tona atje, është detyrim kombëtar dhe kushtetues”, shkruan Basha.