Kryetari i PD-së, Lulzim Basha mbledh sot në orën 11:00 Kolegjin e Kryetarëve për të diskutuar për aksionin e opozitës.

Në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve, pritet të vendoset agjenda e protestave.

Pak ditë më parë Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike doli me 3 propozime konkrete për krizën

PD paralajmëroi bojkotin e 30 qershorit, ndersa deklaroi se do regjistrohet me zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira.