Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pritet të mbledhë këtë të martë pasdite, të 153 kandidatët e kësaj force poltike në të gjithë qarqet e vendit.

Takimi do të zhvillohet në selinë blu dhe pritet që të ketë zhvillime interesante përsa i përket strategjisë që do të ndjekë kjo forcë politikë në raport me kontestimin e zgjedhjeve.

Takimi do të mbahet në orën 18.00, ku do t’u kërkohet edhe njëherë të gjithë kandidatëve të dokumentojnë në çdo zonë të tyre shitblerjen e votave.

Partia Demokratike ka dërguar në SPAK materiale që sipas tyre vërtetojnë krimet zgjedhore të kryera nga Partia Socialiste.