Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka siguruar studentët se nuk do iu digjet viti akademik pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama.

Basha shkruan në “Twitter” se Ramën e ka kapur paniku ndaj kërcënon studentët me humbjen e vitit. 

"I kapur nga paniku Rama kërcënon #studentët me humbjen e vitit shkollor. Me mirënjohje për shembullin e tyre, opozita i siguron studentët që viti akademik nuk do të humbasë duke ju bërë thirrje të mos kenë frikë. Kauza e tyre është e drejtë! Mbarë shoqëria është me ta! #16shkurt", shkruan Basha.