Kryedemokrati Lulzim Basha e ka cilësuar finale të madhe16 shkurtin. Ai ka qenë pasditen e sotme në Elbasan, ku është pritur nga qindra mbështetës, të cilët e kanë përgëzuar por dhe kanë ndarë shqetësimet me të.

Basha tha se më 16 shkurt është i gjithë populli kundër një grushti njerëzish.

“Siç më tha ai zotëria atje, kjo është finalja. Me 16 shkurt është finalja. është i gjithë populli, kundër një grushti njerëzish. Të gjithë! Janë të gjithë bashkë, kundër një grushti njerëzish”, theksoi lideri demokrat.