Pas pak braktisjes së seancës parlamentare, kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka folur për mediat nga jashtë Kuvendit.

“Përfaqësojnë pushtetin e tij personal së bashku oligarkët. Me aktin e sotëm ishte asgjësimi i Kuvendit. Për herë të parë në 28 vite demokraci opozita kërkon debat parlamentar për të vërtetat pas emërimet të kukullave. Opozita parashtroi kërkesë, asnjë rregull i procedurës nuk e pengon opozitën të marrë fjalën, por vetëm një kryetar kuvendi i marrë peng nga një hajdut psiqik.

Kemi një qeveri në koma që erdhi në pushtet me votat e krimit. Jemi në një gjendje emergjence, ku për herë të parë që në kohën e Enver Hoxhës kryeministri mban edhe atë të ministrit të Jashtëm. Në një vend ku arsimi është më i shtrenjti dhe më i dobëti në Europë. Faturën e paguajnë banorët e Astirit, e paguan qytetari, sipërmarrja që po mbyllet për shkak të taksave të larta. Faturën e pagujnë familjet shqiptare, fëmijët që shkojnë pa ngrohje në shkollë. Faturën e paguajnë mediat, gazetarët”,- u shpreh ai.

Më tej Basha tha se kush i shërben qëndrimit të Edi Ramës si kryeministër është tradhtar i vendit. Ai i bëri thirrje qytetarëve për të rrëzuar Ramën.

“Hajdut psikik që i dha sot dërrmën e fundit Kuvendit. Nuk mund të vazhdojë më kjo gjendje. Shqipëria nuk mund ta durojë më këtë gjendje. Ndaj detyra jonë është të jemi në krahë të këtyre njerëzve. Çdo ditë me Ramën kryeministër është ditë krize. Çdokush që i shërben me vetëdije apo vetëdije vazhdimit për çdo ditë të vetme të qëndrimit të Ramës kryeministër është tradhtar. Pavarësisht nëse është një analist apo oligark, të gjithë duhet të trajtohen tradhtarë. E sotmja është shpallja luftë opozitarizmit dhe parlamentit. Ne si opozitë duhet të mobilizohemi me të gjitha resurset. Thirrje çdo shqiptari të ndershëm për të rrëzuar me çdo kusht shkaktarin e kësaj emergjence”, deklaroi kreu i PD.