Basha me emra konkretë: Pse nuk hetohet, Dako, Sejdini, Gjiknuri?

Postuar: 19/03/2018 - 15:19

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka zbardhur mbledhjen e grupit parlamentar të zhvilluar mesditën e sotme.

Sipas Bashës, nuk do të ketë drejtësi nëse nuk shkon para drejtësisë, Saimir Tahiri, Vangjush Dako, Qazim Sejdini, Damian Gjiknuri, etj.

DEKLARATA

Ne duam të dimë kur do të dalë Saimir Tahiri para drejtësisë, i kapur nga antimafia italiane si njeriu kyç në  trafikun e drogës dhe njeriu më i afërt i Ramës.

Ne duam të dimë se kur do të kapet kupola e policisë dhe të shpallurit në kërkim për drogë.

Ne duam të dimë kur do të hetohet Vangjush Dako.

Ne duam të dimë se kur do të dalë para drejtësisë, Qazim Sejdini dhe banda ballkanike e drogës.

Kur do të hetohet Damian Gjiknuri, që ka bërë pazare me banditët dhe ka blerë votat, që nga Dibra e në zgjedhjet e fundit.

Pa u vënë, pa u hetuar këto raste të denoncuara me fakte flagrante, kjo do të thotë se drejtësia është e kapur dhe krimi është futur në drejtësinë.

Drejtësi do të thotë kur të gjithë janë të barabartë para ligjit. Pse nuk u arrestua Elvis Roshi, për të njëjtat akuza?

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   I ftuar në emisionin “Open” Kryetari i PD Lulzim Basha për një moment është irrituar me gazetaren Eni Vasili.

   Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike, ka qenë sot i ftuar në emisionin “Open” me gazetaren Eni Vasili.

   Kryeministri Edi Rama përmes rubrikës së tij më të re ‘Përgjigja ime’ i ka dhënë sqarim një qytetareje, e cila ka kritikuar qeverinë l

   Prej kohësh PD-së i është kërkuar të flasë me emra dhe sot ajo ka bërë një hap serioz në këtë drejtim.

Zv/kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, në një status në Facebook ka sulmuar Kryeprokuroren e Përgjithshme Arta Marku.

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Shqipëri është bërë pjesë e listës së tregjeve ndërkombëtare të kapitalit për blerje të Eurobondit.

Zv/kryeministrja Senida Mesi, teksa ka folur nga foltorja e Kuvendit, për luftën ndaj krimit të organizuar, tha se operacioni “Forca e Li

Deputetja e Partisë Socialiste Elisa Spiropali ka folur nga Kuvendi për mungesën e opozitës.

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i ka bërë një analizë sistemit të sotëm qeverisës dhe modelit të Rilindjes.

Ish-deputetja demokrate dhe ish-Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ditën e djeshme ka marrë pjesë në festën e Domates në Shëngjergj,