Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me të gjithë kandidatët e Partisë Demokratike që do të jenë në Kuvendin e Shqipërisë.

Ai i ka falënderuar ata, teksa ka theksuar se puna e PD dhe fushata e saj ende nuk ka mbaruar.

“Dua të falenderoj secilin nga ju. Ju keni punuar shumë fort me besimin e palëkundur në rrugën tonë, në demokracinë tonë, në vendin tonë. Pavarësisht vjedhjes më të madhe të votave në historinë e Shqipërisë të kryer nga Rama-Doshi, ne sollëm një arritje të madhe për partinë tonë dhe për vendin tonë. Ne, pa hequr dorë nga vlerat tona, u bëmë më të fortë kudo.

Tani do të luftojmë me të gjitha fuqinë tonë derisa në fitore. Fushata jonë nuk ka mbaruar, ajo vazhdon me energji maksimale. Unë do takoj njerëzit në terren, për t’i falënderuar, për të biseduar me ta, për t’i dëgjuar, duke ju kërkoj që edhe ju të bëni të njëjtën gjë në ditët në vijim. Së bashku do të fitojmë!”, mësohet të ketë thënë Basha.