Basha: Në 13 qershor të vendosim për vazhdimin e luftës kundër regjimit Rama-Doshi

10/06/2021 - 16:27

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka theksuar edhe njëherë këtë të enjte se ai nuk do ta njohë kurrë masakrën elektorale të bërë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Në një takim me demokratët e Tiranës, Lulzim Basha tha se në zgjedhjet e 13 qershorit do vendosin të vazhdojmë të bashkuar me shumicën e shqiptarëve betejën kundër regjimit Rama-Doshi, duke shtuar se ata janë shpresa e vetme e njerëzve për demokraci

Ndër të tjera, kryedemokrati nënvizoi që ata nuk kanë lindur si një parti për të marrë pushtetin si kundërshtari me çdo kusht e me çdo çmim, por kanë lindur për të kundërtën, pra për ta çliruar Shqipërinë nga ky lloj sundimi që lindi përmes terrorit, që lartësoi krimin dhe edhe pas rënies se komunizmit vazhdon të punoj me teorinë e krimit të dobishëm.

“Qendrimet tona duhet të jenë të qarta, qendrimet tona duhet të jenë të pa ekuivoke. Dhe i pari që e ka pergjegjesinë ta bëjë këtë është kryetari i Partisë Demokratike, sot dhe pas 13 qershorit. Kryetari i Partisë Demokratike sot e ka bërë të qartë ditë për ditë dhe i ka perdorur keto mikrofona dhe atë kamera çdo ditë siç e keni ndjekur për të dhënë të njejtin mesazh: nuk e pranoj dhe nuk do ta pranoj kurrë si legjitim masakrën zgjedhore të 25 prillit sepse nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Nuk ka bashkepunim me autorin e kësaj masakre sepse kjo do të na bënte bashkëfajtorë, pra, betejë deri në fund dhe mobilizimin më të madh popullor për të rikthyer demomracinë, për të rikthyer legjitimitetin. Dhe në funksion të kësaj, jemi të gatshem të bashkëpunojmë me këdo që i dhimbset demokracia në Shqipëri dhe padiskutim na duhet të bashkepunojmë edhe me aleatët tanë, në funsion të sprapsjes së masakres zgjedhore,” tha Basha ndër të tjera.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar 22-vjetorin e Çlirimit të Kosovës përmes një positmi në Facebook me një video nga 12 qershori i vitit 199

Kryedemokrati Lulzim Basha feston sot 47-vjetorin e lindjes, datë e cila përkon edhe me 30-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka komentuar rastin e prokurorit të Përmetit, Asllan Bajrami, i cili ka marrë kërcënime pak ditë m

Taulant Balla ka uruar sot ditëlindjen e Partisë Socialiste përmes një videomesazhi të publikuar në Facebook. 

Partia Socialiste do të mbledhë sot pasdite Kongresin e jashtëzakonshëm.

Partia Socialiste e Shqipërisë feston sot 30-vjetorin e krijimit të saj dhe në një ditë të tillë nuk mund të mungonte një urim nga kryemi

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, iu është bashkuar reagimeve për anëtarësimin e përkohshme të Shqipërisë në Këshillin e

Një ditë pasi paralajmëroi mundësinë për t’u rikthyer në krye të Partisë Demokratike, në një postim në "Facebook", ish-lideri historik i

Ish-ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati e shikon si një rezultat të punës së palodhur gjatë gjithë viteve të diplomac

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar për anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurisë në OKB.