Basha në Durrës propozon planin me 3 pika për situatën pas tërmetit, i përgjigjet ftesës së Ramës

02/12/2019 - 14:08

Kryedemokrati Lulzim Basha ka vizituar sot banorët e lagjes nr.7 të Durrësit, mjaft të prekur nga tërmeti i të martës i cili shkaktoi 51 viktima dhe qindra të plagosur.

Basha i ka propozuar kryeministrit Rama një plan me tre pika për të kapërcyer sa më shpejt gjendjen e jashtëzakonshme që ndodhet vendi pas tërmetit tragjik, ndërsa ka refuzuar sërish ftesën e tij për t'u ulur në një tryezë.

"Gjendja është e mjerueshme, ka pasiguri, pasi njerëzit nuk e dinë nëse mund të rrinë brenda, pasi kanë rënë muret dhe banorët nuk kanë siguri. Disa thonë se u është siguruar një apo dy net strehim dhe janë nxjerrë, Po mbizotëron kaosi. Në mbështesim cdo masë për t'i ndihmuar dhe po bëjmë cfarë mundemi përmes vullnetarizmit. Tani është koha për veprime urgjente, konkrete dhe të mirëkoordinuara. Mbrëmë kisha një takim me specialistët më të mirë që ka Shqipëria. Kemi 500 specialistë gati për të dhënë kontributin vullnetar për gjendjen alarmante. Propozoj një plan me tre pika; organizimi i 500 inxhinierëve për të përshpejtuar procesin e vlerësimit të banesave dhe kjo qetëson mendor dhe shpirtëror. Pika e dytë vlerësimi me urgjencë dhe ndarja në dy kategori. Askush nuk vjen ti shikojë kush. Dhe së treti të përdoren fuqitë që ka qeveria për të anuluar kontratat e 10 oligarkëve, bëhet fjalë për 150 mln dollarë dhe të destinohen për t'u ardhur në ndihmë banorëve. Gjendja tragjike e këtyre njerëzve kërkon ndihmë dhe jo poza, as teatër, por angazhim konkret. Mbështesim çdo përpjekje të qeverisë dhe cdokujt që u vjen në ndihmë këtyre njerëzve dhe po bëjmë cdo gjë për t'i ndihmuar, tani nuk është koha për teatër. Nuk është koha tani për foto dhe për shfaqje, por për veprime urgjente të mirë koordinuara që të vlerësohet gjendja e banesave dhe strehimi. Thirrja ime ndaj kryeministrit ta zgjerojë grupin e punës që merret me vlerësimin e banesave dhe të bëhet vlerësimi e të anulohen kontratat e 10 oligarkëve 150 mln dollarë dhe të zhvendosen të buxhet", tha Basha.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Endrit Braimllari, Sekretari i Përgjithshëm i LSI, ka akuzuar Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, si përgjegjës të drejtpërdrejtë për

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke bërë një inspektim për banesat e shembura në Qerret, ai është shprehur se grupet vlerësuese

Partia Demokratike ka publikuar ditën e sotme një listë ku tregon se sipas kësaj force politike, qeveria po i diskriminon ata banorë që n

Kryeministri Edi Rama dhe imami Elvis Naçi ka qenë sot në Thumanë për të parë nga afër punën që po bëhet për përgatitjen dhe ngritjen e n

Tashmë siç e ka bërë zakon kryeministri Edi Rama së bashku me kamerën e ERTV, viziton familjet e prekura nga tërmeti.

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave miratoi paketën e rindërtimit të dëmeve që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit bashkë me buxhetin e vitit

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ministrin e Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj.

Kryedemokrati Lulzim Basha iu bën thirrje banorëve të Durrësit, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti, që të mos rrezikojnë për të

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti sot të Dërguarin e Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB për sigurinë rrugore, Jean Todt.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar lidhur me vendimin e kryeministrit për të emëruar Arben Ahmetajn në postin e min