Gjatë një takimi me banorët e Kukësit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka ftuar ato në protestën e 16 shkurtit. Kryedemokrati u shpreh se ditën e parë të qeverisjes së PD, do të firmoset heqja e taksës ‘Rama’ duke çliruar ekonominë.

“Do të eleminojmë taksën Rama mbi karburantin, 300 lek më lirë, prej ditës sonë të parë në qeveri. Ditën e parë do të firmosim heqjen e taksës Rama. Kjo do të çlirojë ekonominë. Energjia elektrike, gjysma e familjeve në Kukës janë hequr nga ndihma ekonomike. Ne nuk mund të pranojmë që shteti t’i lë pa bukë, pa ujë, pa drita. Familjet që janë hequr me të padrejtë nga ndihma ekonomike do të kenë ndihmë ekonomike të mjaftueshme për bukë, ujë dhe drita. Por, dua t’jua them hapur se prioriteti ynë kryesor është punësimi, nuk është lëmosha. Ose të vetëpunësohen ose punësohen në biznese”- tha Basha.