Kreu i PD, Lulzim Basha, ka publikuar në rrjetet sociale një video nga disa momente që ka kaluar me gjyshe Verën në Tiranë, e cila i ka treguar liderit të demokratëve jetën e vështirë me djemtë dhe nuset pa punë dhe me një pension minimalist, i cili nuk i del as për të paguar dritat.

“Me gjyshe Verën kalova një paradite të gjatë duke e dëgjuar për hallet dhe problemet me të cilat ajo dhe familja e saj përballen çdo ditë”, shkruan Basha në mbishkrimin e videos.

Vera i ka treguar kreut të PD-së jetën e vështirë me djemtë dhe nuset pa punë dhe me një pension të ulët, i cili nuk i del as për të paguar dritat, të cilat kapin vlerën 12 mijë lekë të reja.