Basha në Sukth: Të veprohet me urgjencë për qytetarët. Shembja e shpejtë e ndërtesave kriminale (VIDEO)

03/12/2019 - 15:21

Kryedemokrati Lulzim Basha ishte sot në Sukth nga ku deklaroi se nuk tërhiqet nga tri propozimet e tij.

Basha tha se shembja e shpejtë e objekteve është kriminale.

"Janë lënë në mëshirë të fatit shumë familje. Kjo është gjendje shumë e rëndë. Edhe në kampin e ngritur në Manëz është një batërdi e vërtetë, balta ka shkuar deri në gju, ndërsa ka pleq të sëmurë. Nuk ka asnjë arsye pse familjet të jetojnë në llucë dhe në shi, prej gjashtë netësh, janë familjet e pesë pallateve. Ata nuk mund të qëndrojnë në çadra. Ankohen se janë dhe pa ndihma. Jam i revoltuar dhe i shqetësuar me situatën që kam në Ishëm, në Manëz, dhe dje në Bubq.  Duket se ka një paralizë totale. Ne kemi propozuar tre pika, për ata që kanë veshë të dëgjojnë. Pika e parë ka ardhur pas takimit me ekspertët, janë 500 inxhinierë, që duhet të bëjnë vlerësimin e ndërtesave për të orientuar banorët, nëse duhet të kthehen ose jo në banesat e tyre. Në vend që të tallet, le t’i organizojë 500 inxhinierët në terren për të përshpejtuar procesin e vlerësimit të dëmit. Angazhimi i këtyre njerëzve do përshpejtonte procesin e vlerësimit dhe do jepte faturë të qartë të dëmit. Pastaj vjen faza tjetër se si do të realizohet ky dëmi. Propozimi ynë është që të anulojë kontratat e 10 oligarkëve. Këtë propozim po e detajojmë edhe më shumë se si të shkojnë këto para më shpejt te qytetarët. Jam dakord, që nuk jemi në garë, por i bëj thirrje qeverisë të veprojë me urgjencë, se është situatë masive dhe ka nevojë për ndihmë të mirëkoordinuar. Nuk ka nevojë për llafe, por duhet t’i shkojmë në ndihmë njerëzve.

Inxhinierët dhe ekspertët më thanë para dy netësh se shembja e shpejtë e objekteve është kriminale. E para e punës këto objekte duhen studiuar më parë çfarë ndodhi, pse ndodhi dhe këtë bën çdo vend që kalon një tragjedi të tillë. Betoni flet, mënyra si është shkatërruar një ndërtesë tregon gjithçka, që nga zbatimi i projektit, deri te kodet e ndërtimit, përmirësimet që duhen bërë. Sikur për asgjë tjetër, për të mësuar që në të ardhmen, larg qoftë, të mos na përsëriten gjëra të tilla, gjëja e parë që duhet bërë është të studiohet çdo objekt para se të shembet. Çdo objekt përbën sot e tutje provë materiale për hetimet penale, ka përgjegjësi kjo punë. Janë 51 njerëz të futur në dhe, mijëra të plagosur dhe mijëra të tjerë të traumatizuar. Kjo nuk do të shkojë pa përgjegjësi. Përbën provë materiale. Së treti, në shumë raste mund të bëhet një përpjekje minimale, pa rrezikuar njerëzit, për të nxjerrë orenditë. Prokuroria të bëjë detyrën, ka ligjin, pushtetet e veta. Nëse prokuroria bën detyrën nuk ka asnjë njeri që të marrë prokurorinë zvarrë.Në një shtet të së drejtës të merr prokuroria zvarrë.Nëse prokuroria merret zvarrë dhe kthehet në vegël, është problem në vete.", tha Basha.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës Italiane, Luig

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka reaguar për dorëheqjen e kreut të AKEP, Ilir Zelës, të cilin e përgëzon se nuk zgj

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zbuloi disa nga temat kryesore që ka diskutuar në takim me ministrin e Jashtëm të Italisë, L

Partia Demokratike do të zhvillojë një mbledhje në orën 18:00 me anëtarët e grupit parlamentar dhe të Kryesisë, të cilët kanë qenë në ter

Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio ndodhet sot në Tiranë në një vizitë zyrtare ku shprehu ngushëllime familjeve që humbën të afë

Pas deklaratës që Ardian Dvorani bëri për gazetarët pas daljes nga Prokuroria e Tiranës, ka reaguar Presidenca përmes zëdhënësit të saj,

Shqipëria pritet të jetë kryesuese e një misioni ushtarak në Irak në vitin 2020.

Gjatë takimit me banorë të Laçit, që ishin në ankth për banesat e shembura nga tërmeti dhe si do jetojnë gjatë kësaj kohe e në vazhdim, k

Ministri Bledi Çuçi, drejtuesi i operacionit të emergjencës ka njoftuar sot detaje lidhur me gjithe cfare eshte bere nderkohe per menaxhi

Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), Ardian Dvorani në dalje të Prokurorisë pas afro tre orësh ku u mor në pyetje pas padisë