Një ditë pas dorëzimit të mandatit të deputetit e protestës së opozitës së bashkuar, kundër qeverisë Rama, kreu i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Partisë Popullore Europiane në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së.

Takimi është njoftuar nga vetë PPE përmes një postimi në Twitter, ku edhe ka shpërndarë foto të bisedës me kryedemokratin Basha.

“Kishim një ftuar special, Lulzim Bashën, i cili na raportoi për situatën shqetësuese në Shqipëri, protestat kundër qeverisë socialiste, korrupsioni, trafikimit të drogës dhe zhvillimeve jodemokratike”, thuhet në postimin bashkëngjitur fotove.