Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Basha nga Elbasani: 25 prilli do jetë dita e ndryshimit për shqiptarët

07/04/2021 - 17:41

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u prit me entuziazëm ditën e sotme në qytetin e Elbasanit nga qytetarët dhe simpatizantët e PD-së.

Duke i falënderuar për mikpritjen, Basha tha se ora e ndryshimit për çdo fëmijë shqiptarë, për çdo familje shqiptar po afron!

"Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra të Elbasanit! Dita ka nisur e bukur dhe me diell, në Peqin dhe Dumre, por do të mbyllet me bereqet në Elbasan. Zemra e historisë së arsimit shqiptarë, kthehem sot për të diskutuar me përfaqësues të arsimit shqiptarë një plagë që e ndieni në zemrat e familjet tuaja. Reforma e thellë arsimore që do të ndërmarrim, nuk ka vend më të përshtatshëm se Elbasani i Normales, Elbasani i arsimit, Elbasani i dijes dhe i kulturës, për të patur këtë diskutim me mësuesit tanë, me prindërit e dytë të fëmijëve tanë me një zotim: 25 prilli do të jetë ditë ndryshimi për çdo fëmijë shqiptar, për çdo familje shqiptare! Faleminderit për këtë pritje të mrekullueshme! Ora e ndryshimit po afron! Fitore!",- tha Basha.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, kryedemokrati Lulzim Basha thotë se liria e medias gjatë qevirisjes së kryeministrit Edi Rama k

Presidenti Ilir Meta ka vizituar mbrëmjen e kaluar aktivistin e Partisë Demokratike, Bledar Okshtuni, i cili ndodhet në spitalin e Durrës

Kryeministri Edi Rama teksa ishte duke dhënë një intervistë për "5 pyetje nga Babaramo" është ngritur nga studio dhe ka braktisur emision

Kryeministri Edi Rama reagoi në Twitter pas plagosjes së një personi brenda zyrës elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbërritur në Kavjaë, në zyrat e Partisë Demokratike ku dhe ka ndodhur plagosja e 27-vjeçarit i cili është j

Presidenti Ilir Meta do të niset drejt Kavajës, pas incidentit që ndodhi sot në një zyrë elektorale të PD-së ku mbeti i plagosur me armë

Bledar Okshtuni, simpatizant i Partisë Demokratike, u qëllua këtë pasdite me armë zjarri brenda zyrës elektorale në Kavajë.

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në drejtim të zyrës elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë. Për pasojë, n