Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka qenë sot në Kukës, ku ka takuar disa të rinj në kuadër të nismës së tij të re “Po të dëgjoj”.

Në një postim në Facebook, Basha akuzon qeverinë se ka harruar dhe varfëruar qytetin verior duke i lënë të rinjtë pa punë dhe me emigrimin si zgjidhje të vetme. Kreu i demokratëve falënderoi qytetarët që e pritën në takim dhe deklaroi para të pranishmëve se ky realitet do të ndryshojë një orë e më parë

“Në Kukësin e varfëruar e të harruar nga qeveria, të rinjtë kërkojnë mundësi për të punuar, mundësi për të jetuar, mundësi për të zgjedhur. Emigrimi nuk është zgjedhja e tyre, por oferta e vetme e kësaj qeverie për ta. Megjithatë i gjeta me zemrat plot me shpresë dhe me vendosmëri frymëzuese për ta ndryshuar këtë realitet, një orë e më parë. Faleminderit të rinjve dhe të rejave të Kukësit për mikpritjen prekëse, për bisedat dhe për frymëzimin që jeni dhe përcillni!”, shkruan Basha.