Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka nisur komunikimin nga Instagrami me të rinjtë shqiptarë, duke iu drejtuar pyetjen se “çfarë do të bënin nëse do ishin për një ditë Ministër Arsimi”.

Basha ka në prioritetet e planit të tij, rritjen e cilësisë së arsimit, ndërsa e ka shprehur këtë edhe në takimet me studentë.

Pas nismës “Po të Dëgjoj”, ku Basha shkon në çdo shtëpi apo biznes, ky është hapi tjetër i Bashës për të marrë mendimet dhe sugjerimet e qytetarëve.