Një ditë pas protestës së opozitës te Parlamenti dhe dorëzimit të mandateve zyrtarisht, kreu idemokratëve Lulzim Basha është nisur drejt Vjenës.

Në foto duket kryedemokrati i shoqëruar nga djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha në aeroportin e Rinasit të cilët udhëtojnë së bashku drejt Vjenës me të njëjtin avion.

Nuk dihet qëllimi i vizitës së Shkëlzen Berishës në Vjenë, ndërsa Lulzim Basha pritet të zhvillojë takime me zyrtarë atje rreth situatës politike në Shqipëri.

Basha pritet të takohet me Presidentin e Asamblesë Parlamentare e OSBE George Tsereteli dhe Sekretarin e Përgjithshëm. Në kryeqytetin austriak ndodhet edhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe Nard Ndoka, e më pas pritet të kthehen bashkë.