Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar se opozita do të udhëheqë revoltën qytetare duke paralajmëruar nisjen e protestave mbarëpopullore.

“Gjatë kësaj kohe opozitës i është kërkuar të jetë në parlament. Sot e gjithë bota e pa se si Edi Rama i hoqi opozitës të drejtën elementare kushtetuese për të folur. Vendi po rrëshqet drejt diktaturës. Rama ka një parlament privat për të shkatërruar interesat kombëtare që ka një qeveri private për të vjedhur qytetarët. Opozita është e vendosur ti japë fund krizës [politike e ekponomike në vend. Ne vendosëm të udhëheqim revoltën qytetare deri në protesta mbarëpopullore”,- deklaroi Basha.

Kreu i PD tha se ky është vendimi i opozitës. “Ditën e shtunë PD do të mbledhë Këshillin Kombëtar për të përcaktuar ditën e nisjes së protestës popullore. Përfaqësuesit parlamentar do të mbledhin forumet e tyre dhe do të vendosin. Ne do të bëjmë gjithçka për të bërë të mundur largimin e Edi Ramës nga pushteti”,- theksoi Basha.