Lulzim Basha u shpreh sonte në “Log.” se në 25 Prill pret një lëvizje tektonike politike në favor të PD-së për të larguar të majtën nga pushteti. Ai tha se nuk ka më bastione dhe se çdo ditë ka drejtues të PS-së në rrethe që i bashkohen PD-së.

“Njerëzit e kanë ndarë mendjen, ndryshimi është e vetmja gjë që presin dhe kërkojnë. Ndryshimi në 25 prill është në dorën e tyre dhe secili duhet të shkojë te kutia e votimit duke votuar numrin 9. Në të gjithë Shqipërinë ne besojmë se dëshira për ndryshim do të përkthehet në një lëvizje tektonike politike.

Nuk ka më bastione, jo më tani, por ka kohë që nuk ka më bastione, kjo është një ndarje e kaluar. Ajo që ju shikoni këto ditë është që drejtues të lartë socialistë po dalin dhe të thonë do të votojmë për ndryshimin”,- tha ai.