Basha - Paquet: Qeveria arrogante, shqetësim krimi dhe trafiqet

07/05/2014 - 11:31

Tiranë, 7 maj 2014 - Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti sot drejtorin për Zgjerimin në Komisionin Europian, Jean-Eric Paquet, në një takim që u përqëndrua në zhvillimet më të fundit në vend.

Z. Basha e njohu z. Paquet me shqetësimet e opozitës për kapjen e institucioneve të pavarura dhe goditjen e sistemit kushtetues të kontrollit dhe balancimit të pushteteve, si në rastin e ndryshimeve të paligjshme të ligjit për ILDKP-në, edhe në rastin më të fundit të ndërprerjes së paligjshme të mandatit të kryetarit të AMA-s, njofton zyra e shtypit e selisë blu.

Kryetari i Partisë Demokratike i tha z. Paquet se nuk ka asnjë reflektim pozitiv nga mazhoranca për kërkesat e opozitës për transparencë dhe kontroll parlamentar të ekzekutivit, dhe se qeveria vazhdon të veprojë në shkelje të ligjit dhe të vendimeve të gjykatave si në rastin e largimeve të paligjshme nga puna ashtu edhe në shkatërrimin e pronave të qytetarëve shqiptarë dhe shkelje të tjera të të drejtave ligjore e kushtetuese të tyre.

“Situata e rendit dhe shumëfishimi i sasisë së drogës tranzit apo të prodhuar në Shqipëri, drejt Italisë dhe Greqisë, është shumë shqetësuese për opozitën”,- tha Basha.

Ai u shpreh se ky lloj përkeqësimi i treguesve të rendit, vjen si pasojë e paligjshmërisë në shkarkimin e profesionistëve dhe në emërimin e personave me histori të dyshimtë për lidhjet e tyre me grupet kriminale apo me një të kaluar kriminale si në polici ashtu edhe në poste të tjera drejtuese të administratës publike.

Z. Basha e njohu gjithashtu zyrtarin e lartë të Komisionit Europian me shqetësimin e opozitës për rënien e mbledhjes së të ardhurave në krahasim me parashikimet e vetë qeverisë, dhe rritjen e indikatorëve për korrupsion, duke sjellë si shembull tenderimin me prokurorim të drejtpërdrejtë në 90% të rasteve të evidentuara nga opozita.

Kryetari i Partisë Demokratike shprehu dhe një herë mbështetjen e pakushtëzuar të opozitës për marrjen e statusit të vendit kandidat bazuar në rekomandimet pozitive të Komisionit Europian dhe plotësimin e kritereve të vendosura, dhe shprehu vendosmërinë e opozitës për angazhimin e saj së bashku me të gjithë faktorët e tjerë të shoqërisë në mbrojtje të standardeve europiane të demokracisë dhe shtetit ligjor.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur qëndrimin e Europa Nostra në letrën dërguar Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, një javë pas shembjes

Në një komunikim në Facebook, kryeministri Edi Rama njoftoi masat e reja duke nisur nga data 1 qershor.

Pas ndarjes nga jeta të ish-deputetit socialist, Niko Faber ka reaguar edhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar me një mesazh ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të ish-deputetit socialist, N

Ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste, Niko Faber.

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka akuzuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj se ka hequr provat e krimit që qëndr

Presidenti Ilir Meta teksa ka shpërndarë urimin e Kardinal Ernest Simoni Troshani me rastin e Fiter Bajramit, theksoi se harmonia ndërfet

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shkuar këtë paradite në Shkodër, ku zhvilloi një vizitë në Myftininë e qytetit verior, me ra

Presidenti Ilir Meta ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në profilin e tij në Instagram një video humoristike të një vajze që ka shfrytëzuar “lapsusin” e kryet