Basha paralajmëron: Kryeprokuror për të mbrojtur Dakon, Tahirin e Ramën nuk mund të ketë!

Postuar: 13/12/2017 - 12:42

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama që të tërhiqet nga procesi antikushtetues i zgjedhjes së kryeprokurorit të përkohshëm.

Basha akzoi kreun e qeverisë si fajtor për procesin e dështimit të kandidaturave të paraqitura nga shoqëria civile si dhe ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

"Rama fshehtazi në shtator ka paraqitur në një ligj diçka që është në kundërshtim me Kushtetutën, ka kërkuar Prokuror të përkohshëm, për ta zgjedhur vetëm me votat  e tij, për të mbrojtur Vangjush Dakon, Saimir Tahirin e veten e tij. Zgjidhja vjen vetëm përmes Kushtetutës. I bëj një paralajmërim të fortë Edi Ramës: të ndalë procesin antikushtetues. Natyrisht që vendi duhet të ketë kryeprokuror, sa kohë që një kryeprokuror i ri nuk është zgjedhur, ai që është në detyrë, duhet të vazhdojë punën, se do bënte vepër penale po mos vazhdonte. Këshilli i lartë i prokurorisë është mbajtur peng nga Edi Rama. Komunkimi mes PD e PS është zhvilluar në mënyrë institucionale në Komisionin e Ligjeve. Jashtë kushtetutës s’mund të ketë as dialog, as pazar. Shkelja e Kushtetuës është vepra më e rëndë që mund të bëjnë dy politikanë. Nuk mund të ketë Prokuror të Përgjithshëm pa Vetting, të emëruar nga një parti politike."

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me debatin e zhvilluar ditën e sotmen në Komisionin e Medias për çështjen e prishjes së Teatrit K

Kryeministri Edi Rama teksa fliste në Durrës për turizmin dhe impaktin që ka në Shqipëri, tregoi një histori me një turist politik.

Ditën e djeshme në qytetin e Hasit, Këshilli Bashkiak i dha titullin “Qytetar Nderi”, ish-deputetit të PS-së, Gafurr Mazreku.

Kryetarja e Komisionit të Medias, deputetja demokrate Albana Vokshi ka reaguar pas situatës që u krijuar sot në Kuvend me praninë e kryet

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një reagim ka sqaruar se ai ishte i ftuar për të marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit t

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në një takim Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë, të kryesuar nga Presidenti i këtij Këshilli, is

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me operatorët e turistët në qytetin e Durrësit.

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se mazhoranca do të kërkojë shkarkimin e kryetares së Komisionit të Medias, Alb

Ministrja e Mbrojtjës Olta Xhaçka po zhvillon një vizitë zyrtare në Londër.

Pas sherrit prej më shumë se 30 minutash në Komisionin e Edukimit dhe Medias, kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka pranuar të dalë