Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, paralajmëroi publikimin e një tjetër skandali.

Në studion e emisionit “Opinion” i pyetur nëse opozita do të futej në zgjedhje Basha tha se më i rëndësishëm ishte eliminimi i lidhjeve të krimit me zgjedhjet.

“Sot Prokuroria fle mbi dosjen e vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër. Fle mbi provat. Ka përgjime që Damian Gjiknuri urdhëron policinë të shoqërojë makinën që do të shpërndante lekët për të blerë zgjedhjet. Po. Po. E di e gjithë Tirana këtë. E tha edhe gazetarja Klodiana Lala në këtë studio”,- tha Basha.